Politike

Kritika për PD-në/ Basha sqaron linjën politike: S’ka më opozitë që ulëret, ka ikur ajo kohë (LIDHJA ME BERISHËN)

27 Prill 2020, 19:24 Nga DOSJA
Kritika për PD-në/ Basha sqaron linjën politike: S’ka

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, ka folur lidhur me linjën politike që po ndjek partia që ai drejton për të bërë opozitë. 

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, moderatori i emisionit ka kritikuar kreun e PD-së, se opozita është treguar e “butë” ndaj shkeljeve që sipas tij ka bërë qeveria. Në fjalën e tij Basha është përgjigjur se opozita e tij nuk kishte për detyrë që të ngrite zërin.

S’ka më opozitë që ulëret. Më vjen keq ajo opozitë nuk është më. Nuk është opozita që udhëqe unë. Kujt nuk i pëlqen me vjen keq. Por ka ikur koha e opozitave që ulërisnin,”-tha Basha. 

Partia që Basha drejton aktualisht është drejtuar për disa dekada nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 2013. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne vend lulzim basha koronavirusi ne vend lulzim basha

Sondazh

Poll