Politike

27 Prill 2020, 19:49 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e testiemve, ku ka thënë se gjithçka e vendosin ekspertët dhe deri tani e quajti strategjinë e tyre shumë të mirë. Rama në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, tha se  debati për testet është një humbje kohe, pasi sipas tij rezultatet flasin në raport të ekspertëve.

“Është një debat i cili është humbje kohe përtej debatit të brendshëm në tryezën e ekspertëve. Të gjithë të tjerët nuk bëjmë asgjë tjetër bëjmë hipoteza tifozësh kur përgatisin një ndeshje në imagjinatën e tyre apo kur i japin këshilla nga shkallët lojtarëve apo trajnerit. Ajo që ka më shumë bazë është rezultatin e ndeshjes. Rezultati është shumë pozitiv. Numri i të vdekurve është shumë pak po t’i shohësh me sa mund të ishin nëse nuk do kishim bërë këto.

Kemi një sistem shëndetësor tërësisht i relaksuar me ngarkesën në krahasim me sistemet e tjera. Këto të dyja e matin ndeshjen. Testimet janë debat dhe çështje e ekspertëve. Ata kanë treguar me fakte që kanë të drejtë dhe nuk kam pse dyshoj tek strategjia e tyre.

Unë e thashë dhe do e them që kjo nuk është çështje as e publikut, as e gazetarëve, as e politikanëve por e atyre që udhëheqin betejën në vijën e zjarrit dhe bëjnë strategjinë e kësaj lufte. Kur rezultatet janë ato që përcaktojnë suksesin në kohë. Sa kemi të shtruar, sa në gjendje të rëndë, sa humbje jete janë në favor të tyre dhe unë u heq kapelen”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër opozita prej dy muajsh është shprehur se numri i testimeve duhet të rritur, pasi tani nuk po testohen dhe ata që kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati per testet edi rama masat kunder covid 19 debati per testet edi rama masat kunder covid 19

Sondazh

Poll