Sport

Lajm i mirë për Armand Dukën, UEFA jep 4,3 mln euro ndihmë për futbollin shqiptar

27 Prill 2020, 18:09 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Armand Dukën, UEFA jep 4,3 mln euro ndihmë

UEFA sot ka njoftuar zyrtarisht se do të ndihmojë 55 federatat anëtare për krizën e koronavirusit. Shtëpia e futbollit europian do të japë 236.5 milion euro, ose më saktë secila federatë do të përfitojë nga 4.3 milion euro.

UEFA i ka shpërndarë këto fonde në mënyrë të barabartë për të gjitha federatat anëtare dhe iu ka dhënë liri të plotë t’i menaxhojnë siç duan, në varësi të nevojave dhe dëmeve.

FSHF tashmë do të ndihmojë klubet shqiptare. Presidenti Ceferin u shpreh: “Jemi në një situatë të paprecedentë dhe UEFA do të ndihmojë sa më shumë. Kemi rënë dakord që të japim nga 4.3 milion euro për çdo Federatë anëtare, për këtë sezon dhe atë pasardhës, para që do të menaxhohen nga vetë krerët e Federatave”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf ndihma uefa fshf ndihma uefa

Sondazh

Poll