Sport

Robben bën tifozët me zemër, mund të rikthehet sërish në aksion!

27 Prill 2020, 14:06 Nga DOSJA
Robben bën tifozët me zemër, mund të rikthehet sërish

Një tërheqje nga futbolli nuk është kurrë e lehtë për një futbollist, sidomos një nga ata që ka dashur shumë publiku, që ishte një pikë e fortë për skuadrën ku ka luajtur dhe që ka ndjerë ngrohtësinë e tribunave me thirrje dhe kore…

Sezonin e shkuar, Arjen Robben u detyrua të shonte mjaft dhe varte këpucët në gozhdë pas eksperiencës së pabesueshme te Bayern Munich, por tani duket se dëshira për të shkelmuar topin i është kthyer sërish…

Nuk do të ishte i pari, edhe Rivaldo, Cruijff dhe Scholes e bënë këtë gjë pasi ishin tërhequr. Për kanalin zyrtar të Bayern holandezi rrëfen: “Kur u tërhoqa, mendova se kisha bërë gjënë e duhur dhe se nuk më mungonte futbolli. Më pas, kuptova se kisha një dëshirë të madhe, një thirrje për t’u rikthyer. Më dukej vetja i padobishëm dhe sikur nuk më kërkonte njeri që të zgjohesha në mëngjes, veç fëmijëve… Ndoshta janë mendime që një sportist do të ketë gjithmonë. S’e di, nuk kam menduar specifikisht, por ndoshta kthehem”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern legjenda robben bayern legjenda robben

Sondazh

Poll