Sport

Koronavirusi ndryshon rregullat e futbollit, FIFA u bën një lëshim klubeve

27 Prill 2020, 15:26 Nga DOSJA
Koronavirusi ndryshon rregullat e futbollit, FIFA u bën një

FIFA ka një ide të re për zëvendësimet gjatë një ndeshjeje futbolli. Në kushtet e koronavirusit, organi më i lartë i futbollit botëror u ka kërkuar klubeve që të përdorin jo 3, por 5 zëvendësime në 90 minuta. Propozimi është bërë nga bordi i IFAB.

“Çdo skuadre do t’i jepet mundësia që të përdorë 5 zëvendësime gjatë ndeshjeve. Një masë e tillë merret për të ndihmuar gjendjen fizike të futbollistëve”, ka qenë deklarata zyrtare e këtij organi.

Futbolli do të rikthehet vetëm nëse sigurohet shëndeti nga autoritetet qeveritare. Duke bërë 5 zëvendësime, mund të shmangen shumë dëmtime, sepse ndeshjet do të luhen dy herë në javë (nëse rikthehet futbolli).

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 fifa rregulla covid-19 fifa rregulla

Sondazh

Poll