Sport

Komiteti i Federatës bën mbledhje online, përcaktohet kur do të zhvillohet Asambleja 2020

27 Prill 2020, 15:18 Nga DOSJA
Komiteti i Federatës bën mbledhje online, përcaktohet kur do

Sot u zhvillua mbledhja e rradhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, mbledhja u zhvillua “online”.

Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në futbollin shqiptar nga Covid-19 dhe përshëndeti punën e kryer deri më tani nga Federata. Sot u përcaktua data e Asamblesë së Përgjithshme 2020. Ajo do të zhvillohet më datë 11 maj nëpërmjet video-konferencës me platformën Microsoft Teams.

Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për ta zhvilluar normalisht, në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Sot u miratuan të gjithë materialet që do u dërgohen anëtarëve një javë para zhvillimit të Asamblesë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asamble fshf vendimi asamble fshf vendimi

Sondazh

Poll