Sport

Tare tregon “nervin e shqiptarit”, i kërkon llogari Ministrit të Sporteve për rifillimin e kampionatit

27 Prill 2020, 15:10 Nga DOSJA
Tare tregon “nervin e shqiptarit”, i kërkon llogari Ministrit

ITALI-Si asnjëherë më parë skuadra e Lazios është pranë titullit kampion, e për këtë arsye ekipi bardhekaltër po kërkon me ngulm rifillimin e sezonit. Megjithatë duke qenë se ende nuk ka një vendim për datën e rinisjes së stërvitjes, klubi kryeqytetas ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme nëpërmjet Drejtorit Sportiv Igli Tare, i cili akuzoi edhe Ministrin e Sporteve,Vincenzo Spadafora, se po vepron në favor të atyre që nuk duan rifillimin e kampionatit.

“Kemi mbetur të gjithë të befasuar, pasi kemi respektuar çdo vendim të qeverisë dhe prisnim që 4 maji të ishte data e rifillimit të stërvitjes. Kam dëgjuar edhe fjalët e ministrit Spadafora, të cilat më duken kontradiktore, sepse nga një anë thotë se mendon për shëndetin e të gjithëve, ndërsa nga ana tjetër lejojnë njerëzit të stërviten në park. Nuk mund të jetë më i sigurt një park publik, sesa ambientet e klubeve që do të monitorohen sipas protokollit të sigurisë”, tha Tare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare serie a vincenzo spadafora igli tare serie a vincenzo spadafora

Sondazh

Poll