Sport

Formula 1,”Grand Prix France” nuk do të zhvillohet, organizatorët i binden vendimit të qeverisë

27 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
Formula 1,”Grand Prix France” nuk do të zhvillohet,

FRANCË-Në kohë pandemie të gjithë duket se përshtatja me situatën po bëhet e vështirë, madje edhe në Formula 1, me drejtuesit e çmimit të madh të Francës që lajmëruan se gara nuk do të zhvillohet. Gara ishte programuar në fund të qershorit, por zyrtarët njoftuan të hënën në mëngjes se vendimi i qeverisë franceze për të ndalur të gjitha ngjarjet deri në mesin e korrikut, do të thotë se do të jetë e pamundur që që pista “Paul Ricard” të shkojë përpara siç ishte planifikuar.

Kjo bëhet gara e 10-të e sezonit për vitin 2020 që është anuluar ose shtyrë,ndërsa Eric Boullier, drejtori i Grand Prix de France tha:

“Duke pasur parasysh evoluimin e situatës së lidhur me përhapjen e virusit Covid-19, “Grand Prix France” merr parasysh vendimet e shpallura nga shteti francez duke e bërë të pamundur vazhdimin e aktivitetit.

Chase Carey, kryetar dhe kryeshef ekzekutiv i Formula 1 shtoi:“Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me drejtuesit francez gjatë kësaj situate dhe ndërsa është zhgënjyese për fansat tanë dhe komunitetin F1 që Grand Prix Franceze nuk do të zhvillohet, ne mbështesim plotësisht vendimin e marrë nga autoritetet franceze  dhe shpresojmë që së shpejti të kthehemi te pista “Paul Ricard”.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eric boullier formula1 grand prix de france eric boullier formula1 grand prix de france

Sondazh

Poll