Sport

Ramos prish qetësinë në Madrid, kthehet në problem për presidentin Perez

26 Prill 2020, 21:42 Nga DOSJA
Ramos prish qetësinë në Madrid, kthehet në problem për

Real Madridi ka probleme me kapitenin Sergio Ramos. Mbrojtësi i Realit nuk ka firmosur ende zgjatjen e kontratës me klubin, pavarësisht se e do diçka të tillë.

Senatori i ekipit të trajnerit Zinedine Zidane nuk po merr kontratën e re. Ai do që të mbyllë karrierën në Madrid, por duket se presidenti Florentino Perez nuk e ka me nxitim, duke parë dhe vitet që ka mbi shpatulla Ramos.

Kontrata aktuale e kapitenit skadon në vitin 2021, ndërsa lojtari mbushi 34 vjeç më 30 mars. Perez nuk do të nxitohet dhe pret të shohë paraqitjen e lojtarit dhe sezonin e ardhshëm për t’i ofruar ose jo kontratë shkruan Chiringuito.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ramos real madrid ramos real madrid

Sondazh

Poll