Sport

Mavraj ‘gjen rrugën’ për në xhami, futbollisti tregon izolimin në Gjermani, stërvitjen dhe ditët e para të Ra

26 Prill 2020, 19:34 Nga DOSJA
Mavraj ‘gjen rrugën’ për në xhami, futbollisti tregon

TIRANË– Ndërkohë që në shumë shtete të Europës pritet të rifillojë stërvitja, në Gjermani prite të rifillojë shumë shpejtë kampionati pasi stërvitja prej kohësh zhvillohet madje me grupe. Mërgim Mavraj, futbollisti i Fyrthit në Bundesligën 2 në një intervistë për Top Channel, na tregon më tepër se si është përjetuar kjo periudhë pandemie në jetën e tij private dhe atë sportive.

Ramazani është Ramazan. Për mua personalisht është një gjë mbi të gjitha. Tani Ramazani duket sikur ka ardhur në një periudhë shumë të përshtatshme për t’i larguar njerëzit nga frika e kësaj situate,”- thotë Mavraj.

Por për Mavrajn nuk është edhe aq ndryshe ky Ramazan, pasi ai ndryshe nga shumë besimtarë mes a duket e ka gjetur rrugën për t’u falur në xhami.

“Në disa xhamia këtu lejohet me u fal vetëm kryesia, që do me thëne lejohet me u fal rreth 6 vetë sa për me kryer obligimin fetar. Edhe unë me ndonjë shok të ngushtë, me ndonjë hoxhë, më është mundësuar edhe mua ndonjëherë, jo gjithmonë, por ndonjëherë me u fal në xhami.  Arsyeja përse jam rikthyer në Fyrth është se kam një kontratë që pasi të mbyll karrierën këtu si futbollist të kaloj në menaxhim. E kam firmosur kontratën atëherë 3-vjeçare për futbollist dhe 7 vjeçare për pas futbollit,”- thotë ai.

Ndërkohë si kapiten i kombëtares në ndeshjet e fundit, për 34-vjeçarin, rikthimi tek fanella kuqezi po bëhet gjithmonë edhe më i zbehtë për të mos thënë i pamundur.

“Që nga ndeshja e fundit që luajtëm në Paris, kur u mundëm 4-1 nuk kam luajtur më. Edhe ajo ndeshje e fundit për mua mbahet mend me shumë gjëra negative, në lidhje me personin tim jo vetëm si pjesë e një skuadre që u mundëm. Normalisht që kombëtarja i mungon çdo lojtari që e ka shiju ndonjëherë. Por sa i përket të ardhmes e kam shumë të vështirë të komentoj, në 6 muajt e fundit kam patur shumë dëmtime dhe nuk pata mundësi që të vija në kombëtare, tani kam ardhur në një moshë që më duhet më shumë pushim për t’u rikuperuar. I kuptoj gjithashtu trajnerët që kanë dëshirë me filluar me një cikël të ri me afru lojtar të ri, sepse e ardhmja e kombëtares nuk është Mërgim Mavraj, por janë disa emra të tjerë dhe për këtë jam shumë realist për me kuptu,”– shton ai më tej.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mergim mavraj mergim mavraj

Sondazh

Poll