Aktualitet

“S’mundëm t’i hidhnin asnjë grusht dhe”, të afërmit e emigrantit që vdiq në karantinë rrëfejnë dhimbjen dhe pen

27 Prill 2020, 13:07 Nga DOSJA
“S’mundëm t’i hidhnin asnjë grusht dhe”,

BERAT– Të afërmit e Bajram Luzit, të sëmurit me kancer që ndërroi jetë në një nga hotelet në Durrës, ku edhe ishte karantinuar janë shprehur se nuk kanë mundur dot t’i hedhin asnjë grusht me dhe, njeriut të tyre të afërm. Trupi i Luzit ka mbërritur ditë ne shtunë në fshatin Dyshnik të Beratit, ku edhe jetonte me familjen, për t’u përcjellë për në banesë ne fundit.

Të afërmit, mësohet të jenë shprehur të trishtuar dhe për pengun se nuk kanë mungur ta përcjellin njeriun e tyre, ashtu siç duhet.

Vuante prej vitesh nga kanceri. Mbërriti në karantinë në orën 16:00 dhe vdiq pas 12-orësh. Nuk mundëm dot ti hidhnim një grusht dhe,“- janë shprehur të afërmit e tij.

Kryeplaku i fshatit Dyshnik, Besnik Greku pohon se, Barjam Luzi vuante pre vitesh nga sëmundja e rëndë kanceroze dhe pasi vdiq në ambientet e karantinës në Durrës ai është sjellë në fshat e është varrosur 2-orë pasi ka mbërritur aty, dhe i shoqëruar vetëm nga bashkëshortja.

60-vjeçari mësohet se kishte rreth 3-vjet që kishte shkuar në Itali me bashkëshorten e tij dhe qëndronin tek njëri nga djemtë, pasi ai vuante nga kanceri dhe kurohej në shtetin fqinj. Vdekjen e tij e raportoi fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruante se Luzi ka ndërruar jetë në hotelin e Sadri Abazit dhe nuk është ndihmuar aspak nga qeveria.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram luzi berat vdekja e emigrantit ne hotel bajram luzi berat vdekja e emigrantit ne hotel

Sondazh

Poll