Bota

Tjetër teori për Kim Jon Un: Është plagosur gjatë provave të hedhjes së raketave

27 Prill 2020, 09:21 Nga DOSJA
Tjetër teori për Kim Jon Un: Është plagosur gjatë

KORE E VERIUT– Prej afro një jave lideri komunist i Koresë së Veriut Kim Jong-un është zhdukur e ndërkohë kanë qenë të ndryshme deklaratat, ku disa zyrtarë thonë se ka vdekur, disa të tjerë mendojnë se ai është zhdukur.

Ditën e stotme sërish mediat e huaja kanë publikuar një teori të re sa i përket fatit të liderit komunist. Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë provave të hedhjes së raketave të ushtrisë së tij, ka thënë ish-zyrtar i shtetit.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por shumë media perëndimore kanë spekuluar se ai ka ndërruar jetë ose është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë që ditën e djeshme në një artikull të publikuar nga CNN, zyrtari i Koresë së Jugut deklaroi se Kim Jong Un, po qëndron në zonën Wonsan që nga 13 Prilli, duke shtuar se ai gëzon shëndet të plotë.

Shteti komunist lëshoi raketa të shumta në ajër më 14 prill në një shfaqje ushtarake përpara zgjedhjeve parlamentare në Korenë e Jugut.

Burimi: Thesun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kore e veriut kim jong un kore e veriut

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 08:04

Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton...