Politike

Meta nuk ndalon turin e të dielës, lajmëron udhëtimin në një tjetër fshat dhe çon ngushëllime tek fqinjët: Humbëm një nga drejtuesit më të shquar në Çepan!

FOTO
Siç shihet edhe nga postimet e bëra nga vetë Meta, Presidenti ka përfituar nga vizita që ka bërë në fshatin Çepan, dhe ka shkuar për ngushëllime në shtëpinë e Servet Bashos, që ka ndërruar jetë, për të ngushëlluar të birin.
Featured image of article: Meta nuk ndalon turin e të dielës, lajmëron udhëtimin në një tjetër fshat dhe çon ngushëllime tek fqinjët: Humbëm një nga drejtuesit më të shquar në Çepan! Isa Basho, Ilir Meta dhe Tedi Blushi
Përditësuar:

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari.

Siç shihet edhe nga postimet e bëra nga vetë Meta, Presidenti ka përfituar nga vizita që ka bërë në fshatin Çepan, dhe ka shkuar për ngushëllime në shtëpinë e Servet Bashos, që ka ndërruar jetë, për të ngushëlluar të birin.

Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada z.Servet Basho. Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen. Sot vizitova djalin e tij Isain, për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës,”- shkruan Meta krah një fotoje nga shtëpia e të ndjerit.

Ilir Meta dhe familja e të ndjerit

Ndërsa në një tjetër postim, shfaqet krah zëdhënësit të tij, Tedi Blushin dhe lajmëron udhëtimin për në fshatin Blush.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me Tedin sot në Çepan, dhe së shpejti në Blush,”- shkruan më tej Meta.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Ndërkohë që të gjithë qytetarët janë të izoluar në banesat e tyre, kreu i shtetit bën shëtitje në natyrë dhe ka zgjedhut pikërisht vendlindjen e tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment