Bota

Populli i Libanit s’pyet’ për koronavorusin, ngrihet në protestë për krizën ekonomike, turmat përplasen me ushtrinë d

27 Prill 2020, 08:49 Nga DOSJA
Populli i Libanit s’pyet’ për koronavorusin, ngrihet në

Liban-Qytetarët në Liban ‘kanë injoruar’ koronavirusin. Populli i Libanit u ngrit mbërmjen e djeshme në protestë, pasi gjendja ekonomike në vend është përkeqësuar për shkak të COVID-19.

Mediet e huaja raprtojnë se gjatë protestës së djeshme mijëra qytetarë bllokuan autostradat dhe rrugët kryesore të qyteteve, ku dogjën goma dhe hodhën edhe sende të tjera. Turmat u shpërndanë nga policia dhe ushtria, pas disa përplasjeve të njëpasnjëshme. Demonstrata u zhvilluan gjithashtu edhe në Tripoli, ndërsa në autostradën Damur, në jug të Bejrutit, të rinjtë dogjën goma “për të denoncuar situatën ekonomike”. Në zonën Zalka, në veri-lindje të Bejrutit, gjashtë persona u plagosën dhe morën ndihmën e parë, sipas Rodney Eid, një zyrtar me Kryqin e Kuq të Libanit, raporton France 24.

Pak muaj më parë, 17 tetor 2019 Libani u zhvillua një tjetër protestë, ku populli akuzoi qeverinë për situatën e keqe ekonomike në vend.

Burimi: France 24

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne liban protestë në liban koronavirusi ne liban protestë në liban

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 08:04

Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton...