Aktualitet

U shërua nga koronavirusi, infermierja shqiptare ne Itali tregon gjënë e parë që bëri pasi testi doli negativ: M’u h

26 Prill 2020, 15:44 Nga DOSJA
U shërua nga koronavirusi, infermierja shqiptare ne Itali tregon

TIRANË-Valbona Kalaj, e cila punon si infermiere në Itali, është shëruar plotësisht nga koronavirusi. Valbona u infektua në spital, në Bergamo, aty ku ishte në frontin e parë të “luftës”.

Në një intervistë për Abc News me Mirela Milorin, ajo nuk i fshehu emocionet se më në fund ka dalë negative nga Covid-19, pas disa testeve të kryera.

Po e kalova. Ju them të vërtetën unë në fillim nuk jam trembur nga kjo situatë sepse nuk kisha shqetësime të mëdha. Por kur tamponët filluan të përsëriteshin pozitive u tremba. Në realitet kaloi gjithçka mirë. Unë isha vetëm e izoluar në shtëpi. Me kalimin e ditëve, temperaturën 37 e gjysmë e kam pasur ndonjëherë, nuk ndjeja edhe shijen e ushqimeve që haja. Doktoresha më këshilloi që të vazhdoja një antibiotik, pas datës 16 mjekët që më bënë tamponin e dytë më këshilluan të kontrolloja edhe mushkëritë”, tha ajo.

Valbona rrëfen se tani është mirë dhe ajo që e gëzon më shumë është fakti se nesër do të rikthehet sërish në punë,  për t’u bërballur me koronavirusin.

Tani jam mirë. Kënaqësia ime më e madhe ishte ti njoftoja të gjithë të afërmit e mi. Periudha e karantinë,s i kam zbatuar rregullat, në shtëpinë time kam qendruar e izoluar. Mami dhe vajza merreshin me punët e shtëpisë. 14 ditë kanë qendruar edhe ato të izoluara. Pastaj vajza dhe mami kanë pasur të drejtë të dilnin. Në momentin që shkoja për të bërë tampone, isha vetëm spital-shtëpi”, u shpreh ajo.

Infermierja tregon se gjëja e parë që ka bërë pasi doli negative, përqafoi vajzën dhe madje e gëzoi fakti se mund të dilte të bënte pazar vetë, pas shumë javëve në izolim total .

Situata po përmirësohet. Infektimi nuk është si në fillim. Është një situatë që nuk do të thotë të ulim kujdesim, sepse është akoma e nxehtë. Por situata është nën kontroll. Kur dola impakti i parë ka qenë ajo kënaqësia e madhe për të bërë pazarin unë. Nuk jam mësuar të rri e mbyllur brenda. Ideja që do shkoj  nesër në punë më gëzon.

Ne si komb e kemi imunitetin të fortë. Unë nuk kam frikë. Mezor pres momentin që nesër të shkoj në punë. Gjëja e parë që kam bërë kur erdha në shtëpi, vajza mu hodh në qafë, mami më në fund do të të përqafoj. Më ka munguar ai përqafimi i saj shumë”, tha Valbona.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri valbona kalaj koornavirusi në shqipëri valbona kalaj

Sondazh

Poll