Aktualitet

Aksidentohet ambulanca që po transportonte të sëmurin në Durrës, u përplas nga ‘Benz’-i që kishte thyer karantinën

26 Prill 2020, 14:50 Nga DOSJA
Aksidentohet ambulanca që po transportonte të sëmurin në

DURRËS– Një ambulancë që po transportonte një të sëmurë në Durrës, është aksidentuar dhe përplasur nga një automjet i llojit “Mercedez benz”. Mësohet se auto-ambulanca, po transportonte për në spital një të sëmurë por i ka prerë rrugën në kryqëzim një automjet “Benz” me targë AA 582 FH në të cilin gjendeshin 5 vetë.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e Plazhit në Durrës.

Brenda në mjet po udhëtonin pesë persona, kundër rregullave të sigurisë të përcaktuara me ligj për COVID-19 dhe jashtë fashës së orarit të lejuar për të lëvizur.

Si pasojë e aksidentit, personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime, ndërsa në mjetin tjetër mësohet se është lënduar vetëm një person në fytyrë. Por,. udhëtarët në mjetin “Mercedez Benz”, do të duhet të përballen me drejtësinë tashmë, pas shkeljes së rregullave të karantinës. 

(f.m/dosja.l)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident n durres benzi perplas ambulancen aksident n durres benzi perplas ambulancen

Sondazh

Poll