Bota

Humbin jetën 2 persona në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19/ Shkon në 61 numri i viktimave dhe 1,386 i të infektuarve. Shër

26 Prill 2020, 15:21 Nga DOSJA
Humbin jetën 2 persona në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19/ Shkon

MAQEDONI E VERIUT– Dy pacientë të tjerë me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, dhe numri total i viktimave ka shkuar në në 62. Por megjithatë autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se në vend ka pasur një numër të lartë të të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 126 persona janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 500 numrin e të shëruarve në nivel të Republikës.

Gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 19 persona, dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në në 1,386, ku 825 prej tyre  janë duke u trajtuar në institucione shëndetësore dhe në kushte shtëpiake.

Në rang global kanë vdekur 203 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 54 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 26 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll