Bota

Rëndohet bilanci në Rusi/ Regjistrohen 747 viktima dhe mbi 80 mijë raste me Covid-19

26 Prill 2020, 14:36 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Rusi/ Regjistrohen 747 viktima dhe mbi 80

RUSI- Në Rusi 66 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 747.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije në vend numri i të infektuarve ka shkuar në,  80,949 ku së fundmi janë regjistruar 6,361 raste të reja.

Po ashtu mediat vendase kanë bërë me dije se në Rusi janë  6,767 shëruar dhe në gjendje kritike për jëtën janë 2,300.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 54 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 26 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi;Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll