Bota

Humb jetën 44 vjeçari në Kosovë / Shkon në 21 numri i viktimave dhe 731 i të infektuarve nga Covid-19

26 Prill 2020, 14:16 Nga DOSJA
Humb jetën 44 vjeçari në Kosovë / Shkon në 21 numri i

KOSOVË- Një 44 -vjeçar nga Gjilani ditën e sotme ka humbur jetën nga koronavirusi , duke e çuar në 21 numrin e viktimave në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë ai ishte shtruar në klinikën Infektive të QKUK-së në 17 prill, ndërsa mësohet se ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 731 raste me Covid-19 ndërkohë janë shëruar 165 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit. Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.  I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera. Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 54 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 26 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll