Bota

Ulet numri i viktimave në Britani në krahasim me ditët e tjera. Regjistrohen rreth 150 mijë raste me Covid-19

26 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA
Ulet numri i viktimave në Britani në krahasim me ditët e tjera.

BRITANI– Britania e Madhe ka një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave nga koronavirusi krahasur me një ditë më parë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 368 persona, 445 më pak se ditën e djeshme ku vdiqën  813njerëz.

Në vend numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 20 500 persona.

Ndërkohë mdiat vendase, kanë raportuar se numri i të infektuarve nga koronavirusi në total ka shkuar në 149 569. Britania e Madhe i bashkohet Italisë, Spanjës dhe Francës si 4 vendet europiane më shumë të goditura nga COVID-19 dhe me më shumë viktima.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 54 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 26 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll