Bota

Fitoi betejën me Covid-19, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson nesër rikthehet në punë

26 Prill 2020, 14:01 Nga DOSJA
Fitoi betejën me Covid-19, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson

BRITANI- Kryeministri i Britanisë Boris Johnson i cili ishte infektuar me Covid-19, dhe kurimin e vazhdoi  në shtëpi, së fundmi ka dhënë lajmin e shumëpritur për britanikët.

Sipas mediave vendase, ditën e nesërme Boris Johnson ka njoftuar se do të kthehet në punë dhe do të jetë në krye të saj gjatë gjithë orarit.

Po ashtu bëhet me dije se ai do të punojë lidhur me dilemën se kur do të lehtësojë masat e rrepta që ka vendosur qeveria për parandalimin e koronavirusit.

Kujtojmë se kryeministri britanik e la spitalin rreth dy javë më parë, pasi rezultoi negativ në testin e dytë të Covid-19 dhe vendosi që të rikuperohej plotësisht në shtëpi.

Ndërkohë deri më tani në Britani kanë humbur jetën 20,319 persona nga Covid-19 dhe janë infektuar 148,377 të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll