Bota

Humb jetën dhe 3 perosona/ Shkon në 133 numri i viktimave në Greqi dhe 2.506 I të infektuarve nga Covid-19

26 Prill 2020, 13:09 Nga DOSJA
Humb jetën dhe 3 perosona/ Shkon në 133 numri i viktimave në

GREQI– Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i viktimave në vend ka shkuar 133 ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona.

Mediat vendase, kanë njoftuar se viktima e fundit ishte një 91 vjeçar që ishte i shtruar në spitalin e Sotiria, i cili vuante edhe nga sëmundjet e zemrës. Ndërsa dy viktimat e tjera ishin një grua në moshën 57-vjeçare dhe një burrë në moshën 78-vjeçare.

Ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se janë identifikur me sëmundjen vdekjeprurëse 2.506, persona. Po ashtu  bëhet me dije se vend janë shëruar 577 njerëz  dhe në gjendje kritike për jetën janë persona 47 persona.

Kujtojmë se qeveria greke ka ndërmarrë masa ndaj përhapjes së COVID-19, ndërkohë është parashikuar që të hiqen disa nga kufizimet e rrepta që janë vendosur.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll