Politike

Marrëdhënia me Ramën, Veliaj: Kemi sinergji shumë të mirë, i kemi çuar sms njëri-tjetrit

25 Mars 2019, 21:02 Nga DOSJA
Marrëdhënia me Ramën, Veliaj: Kemi sinergji shumë të

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin Real Story me Sokol Ballën, foli edhe lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.

Veliaj i ka cilësuar ato si shumë të mira duke u shprehur se mes Bashkisë dhe Qeverisë ka një sinergji për të punuar për qytetin.

“Ne s’kemi pasur hezitime, donim ta fokusonim te 100 ditët e fundit gjithë organizimin zgjedhor. Ka ende bashki ku nuk janë caktuar kandidatët, por në Tiranë e respektuam 100 ditëshin me 100 kandidatët. Fushata më e mirë është puna që njeriu bën çdo ditë. Për të gjitha këto arsye, edhe unë, edhe Edi jemi argëtuar jashtë mase, shpesh herë duke çuar sms njëri-tjetrit. Besoj kemi patur një sinergji shumë të mire bashkë me qeverinë, të paktën për menaxhimin e situatave, si për shembull kjo me studentët. Bashkia kishte pjesën e konvikteve, që jemi duke i realizuar. Në këshill, Bashkia i ka miratuar 40 shërbime që studentët i marrin me ulje, me kartën e studentit. Një konvikt në Qytetin Studenti ka 140 dhoma, sa një hotel, dhe rikonstruksioni i godinave do pak kohë. Por puna po vijon. Për gjërat që premtojnë impakt, bashkia ose i ka në proces ose i ka projekt”, tha Veliaj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll