Aktualitet

COVID-19/ ISHP: Të burgosurit e infektuar janë në gjendje të stabilizuar, nuk mund të themi se dje u arrit piku

26 Prill 2020, 11:02 Nga DOSJA
COVID-19/ ISHP: Të burgosurit e infektuar janë në gjendje të

Tiranë- Specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi ka deklaruar së fundmi se 19 të infekuarit në burgun 313 në Tiranë janë në gjendje të stabilizuar. “Gjendja e tyre aktualisht është e stabilizuar dhe në monitorim të vazhdueshëm”, deklaroi ajo, gjatë një deklarate për mediet.

Edhe pse ditën e djeshme u identifikuan 34 raste me COVID-19, numri më i lartë i këtyre ditëve, për Institutin e Shëndetit Publik ky fakt nuk nënkupton se kaloi piku i pandemisë.

“Pavarësisht shifrave, nuk mund të themi se është piku, pasi kemi të bëjmë me një përhapje në klastera, apo grupe të caktuara, dhe nuk kemi të bëjmë me një përhapje në komunitet.”, u shpreh Dervishi.

Aktualisht në vendin tonë janë infektuar 726 persona dhe janë shënuar 28 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një 60-vjeçar tek spitali COVID2. 60-vjeçar nga Tirana, vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti. Ndërkohë,  numri i të shëruarve ka shkuar në 410.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll