Politike

Ilir Meta ‘s’i bindet’ urdhrit të Ramës, ‘thyen karantinën’, ja ku po e kalon presidenti fundjavën

26 Prill 2020, 08:36 Nga DOSJA
Ilir Meta ‘s’i bindet’ urdhrit të Ramës,

Skrapar- Presidenti Ilir Meta ka thyer “karantinën”. Ndërkohë që të gjithë qytetarët janë të izoluar në banesat e tyre, kreu i shtetit bën shëtitje në natyrë. Së fundmi, Presidenti ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet  mes gjelbërimit në vendlindjen e tij, në fshatin Çepan të Skraparit.

“Përshëndetje të gjithë nga fshati Çepan, nga vendlindja ime. Tja kaloni sa më mirë sot”, shprehet Meta në video.

Që nga ora 17:30 e ditës së premte deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit shqiptarët janë në karantinë. Askush nuk lejohet që të dalë nga banesa dhe çdo aktivitet është mbyllur. Rama ka bërë dy përjashtime për pensionistët dhe gratë me fëmijë.  Pensionsitët dolën dje paradite për xhiro, ndëra nëna me fëmije po lëvizin paraditen e sotme nëpër qytete.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta plani i masave per covid-19 edi rama ilir meta plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2020, 15:39

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe qeveria duket sikur janë në një stinë të re të marrëdhënieve të tyre dhe kanë bërë një armëpushim, pas akzua ve të ndërsje...