Politike

Rama: Nesër deri në 11:00 do dalin nënat me fëmijët, ne burrat do bëjmë punët e shtëpisë e do gatuajmë

25 Prill 2020, 18:42 Nga DOSJA
Rama: Nesër deri në 11:00 do dalin nënat me fëmijët, ne

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nesër paradite mund të dalin deri në orën 11:00 të gjitha gratë me fëmiëjt e tyre dri në 10 vjeç. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se deri në orën 11:00 mund të dalin lirisht për të bërë xhiro me fëmijet e tyre të gjitha nënat. 

Më tej ai shton se burrat duhet të ndihmojnë me punë shtëpie dhe të gatuajnë gjatë paradites. ? NESËR GRATË DHE FËMIJËT DERI NË 10 VJEÇ MUND TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 11.00❤️ ? NE BURRAT PUNË SHTËPIE DHE KONTRIBUT NË GATIM MUNDËSISHT??“, shkruan Rama.

Urdhri i Ramës është njësoj si javën e kalaur, ku u lejuan që të dilnin nënat më fëmijët e tyre deri në 10 vjeç. Edhe pse urdhri ishte i qartë që duhet të dilnin vetëm nënët, kishte dhe disa baballarë që shoëëruar fëmijët gjatë xhiros së mëngjesit. Ndërkohë nga e hëna do të vijojnë masat lehtësuese, do të hapet blloku i ri i bizneseve dhe dalja në këmbë do jetë 2 orë e 30 minuta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dalja nga shtepia edi rama masat kunder covid 19 urdhri i ramës dalja nga shtepia edi rama masat kunder covid 19 urdhri i ramës

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2020, 15:39

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe qeveria duket sikur janë në një stinë të re të marrëdhënieve të tyre dhe kanë bërë një armëpushim, pas akzua ve të ndërsje...