Politike

“Me Monikën po kaloj shumë mirë në karantinë”, rrëfehet Meta: S’kemi pasur fare debate, ajo gjithmonë më kritikon

25 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
“Me Monikën po kaloj shumë mirë në

TIRANËPresidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhënien e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe se si e kalojnë kohën gjatë karantinës. Në një intervistë për News 24, Meta tha se gjatë periudhës së izolimit po kalojnë shumë mirë dhe nuk kanë pasur përplajse mes tyre.

Ai shtoi se kanë pasur një sjellje në mënyrën më shembullore, më familjare, më pozitive. “Në këtë drejtim gjatëkësaj periudhe nuk kam patur asnjë ankesë për të, ndoshta kjo është edhe një nga të mirat që ne kemi fituar nga karantinimi”, tha Presidenti.

Si e ndan Presidenti kohën mes shtëpisë dhe zyrës, nesër është fundjavë, është e diel, çfarë do të bëni zoti Meta?

Nuk jam i sigurt se çfarë do të bëj, por pak a shumë koha ime ndahet mes zyrës, shtëpisë, midis punës, leximit edhe pak sport brenda mundësive që krijon kjo situatë.

Në një intervistë të fundit që kam patur më zonjën tuaj, me zonjën Kryemadhi është shprehur se të gjitha ngarkesat për gjatë kësaj kohe në shtëpi kanë qenë të sajat, gatimi dhe punët. Si ndiheni në kushtet e shtëpisë zoti Meta, duke qenë se karantina sjellë pse jo, edhe debate në çift?

Nuk kemi patur fare debate, ka qenë e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe, është sjellje në mënyrën më shembullore, më familjare, më pozitive. Në këtë drejtim gjatëkësaj periudhe nuk kam patur asnjë ankesë për të, ndoshta kjo është edhe një nga të mirat që ne kemi fituar nga karantinimi.

A është zonja Kryemadhi në listën e këtyrekritikëve për marrëdhënien në këtë kohë më kryeministrin Rama, me qeverinë, për të cilën ne e ezauruam gjatë intervistës?

Ajo si natyrë është gjithmonë kritike në tërësi, por ka qenë më shumë e përqendruar në çështje të tjera dhe nuk kemi hyrë shumë në debate të tilla. Megjithatë, dua të vlerësoj edhe njëherë tjetër, që në përmbushjen e detyrave të mia, unë nuk mund të ndikohem nga kritikat që bëhen, apo që mund të bëhen. Por, unë jam i detyruar të përmbush detyrimet e mia si President me përgjegjësi të plotë dhe pa patur frikë nga kritikat, kur mendon që ato nuk i shërbejnë atyre vendimeve të cilat duhen marrë në interes të gjithë popullit shqiptar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dhe kyemadhi monika kryemadhi ilir meta meta dhe kyemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2020, 15:39

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe qeveria duket sikur janë në një stinë të re të marrëdhënieve të tyre dhe kanë bërë një armëpushim, pas akzua ve të ndërsje...