E kritikoi për dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal, Meta: Mendimet e Doktorit janë gjithmonë të mirëpritura, nuk i kon
TIRANË- Ilir Meta ka reaguar sot për kritikat që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka thënë se nuk është dakord me dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Penal. Në një intervistë në News 24, Meta tha se çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana e tij.
“Çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana ime, është e pranuar në mënyrë të menjëhershme. Së dyti, unë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që zhvillova apo që thirra, përpara mbledhjes së Parlamentit, një nga pikat e rendit të ditës ishin dhe ndryshimet në Kodin Penal. Unë nuk i kam kërkuar opozitës që t’i mbështesë këto ndryshime për arsye, që të jem shumë i qetë dhe i ndershëm me ju, se nga ana procedurale kemi një problem.
Pavarësisht se ndryshimet në Kodin Penal kishin filluar shumë më përpara dhe këto nga ana procedurale ishin të pakontestueshme për shkak të ndryshimeve në pjesën e dhunës në familje, iniciativa e ndërmarrë në Kuvend për të shtuar këto ndryshimet e reja për çështjen e pandemisë apo të shëndetit publik, padyshim që sollën një reagim të fortë, të ashpër edhe për shkak të përmbajtjes së tyre. Pra, ishin dënime shumë të ashpra deri në 15 vite, kishte një formulim do të thosha shumë të paqartë që mund të kthehej në një mundësi abuzimi me të drejtat e qytetarëve dhe prandaj dhe u kundërshtua mjaft fuqishëm. Por, duhet të kemi parasysh që unë në pozicionin tim si Presidenti i Republikës më duhet të përmbush sa më mirë përgjegjësitë e mia”, u shpreh Meta.
Më herët Berisha në një intervistë televizive është shprehur se Meta ka gabaur me dekrtin për ndryshimet në Kodin Penal, por e respektonte vendimin.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Meta sqaron sërish dekretin për ndryshimet në Kodin Penal: S’mund të sillem si populist apo spekulant në këtë situatë
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish sot vendimin e tij për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal. Në një intervistë për News 24, Meta tha se ...
“Gjendja ekonomike e vështirë”, Kryemadhi paralajmëron: Njerëzit do bëhen si Zombi, do ta shqyejnë qeverinë
TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur sot se gjendja ekonomike në Shqipëri është shumë e vështirë. Në një intervistë në Ora News, kryetarja e LSI, u shpr...
COVID-19/ Basha ‘përvesh mëngët’, mbledhje online me strukturat: Qeveria ka braktisur qytetarët, ne do u japim zë halle
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takimin online me të gjitha strukturat kryesore të Partisë Demokratike në vend. Pas ...
‘S’do t’u besoni veshëve…!’/ PD: Rama shpalli sekret shtetëror tenderin për blerjen e letrave higjienike, Prokurori
TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po vjedh me tenderat “sekretë”, që po zhvillon gjatë periudhës së koronavirusit në vend. Në një deklaratë...
“Paga e parë e luftës”, çfarë u premtua dhe si u shkelën afatet që deklaroi vetë Rama. Ja sa mbeten pa përfituar
TIRANË– Prej më shumë se 1 muaji, që nga data 17 mars, kryeministri Rama ka dhënë disa afate për pagën e luftës, miratimi dhe dhënia e së cilës është shtyr...
VIDEO/ Ilir Meta korr barin, shoqëria me Bes Kallakun kthen presidentin me zemrën tek fshati, i veshur i gjithi me të zeza sh
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta duket se ka gjetur një aktivitet për të kaluar kohën gjatë fundjavës, ku të gjithë do të duhet të qëndrojnë në banes...
Shqipëria përballet me COVID-19/ Zbulohet ndërkombëtari që po këshillon Edi Ramën, kush është ‘i besuari’ i
“Nga këshillimet me Komitetin Teknik…”Kjo fjali përsëritet përditë nga kryeministri Edi Rama. Në fakt thotë gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ajo që shefi ...
‘Dridhen’ zyrtarët e politikanët me të shkuar komuniste, 20 deputetët e Opozitës propozojnë projektiligjin që
TIRANË– Shumë shpejt nëse projektligji miratohet, të gjithë ata që kanë qenë më parë anëtarë të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, ish-funksiona...