Politike

“7X7 nuk bëjnë 42″/ Rama i përgjigjet opozitës për tenderat në Shëndetësi: S’ka asnjë kontratë sekrete, ja sa ja

26 Prill 2020, 06:30 Nga DOSJA
“7X7 nuk bëjnë 42″/ Rama i përgjigjet opozitës

Tiranë-Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës  sa i takon tenderave “sekrete” të Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19. Rama ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një video ku shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij. Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.”, deklaron Rama për akuzat e opozitës.

Në video është shkëputur edhe një deklaratë e Alibelajt, i cili shprehet se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro. Ndërkohë, Rama i përgjigjet kësaj akuze me një formë ironie, ku shprehet:“Me vërte?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro. Qeveria bleu veshje mbrojtëse, me një çmim 14.6 euro, për të mbrojtur mjekët dhe infermierët”. 

Teksa publikon akuzat e opozitës për maskat e skaduara, Rama deklaron se data e skadencës së maskave është 31 marsi i vitit 2023. Po kështu në fund të videos, Rama shprehet me ironi dhe i kujton lapsusin kryeopozitarit, Lulzim Basha.  “Boll! 7X7 nuk bëjnë 42”, thekson Rama në fund të videos.

Që prej rasteve të para të koronavirusit, opozita ka denoncuar tenderat e qeverisë, duke nisur me atë të Rezervave të Shtetit, ku SPAK ka nisur një hetim për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. PD akuzon se është favorizuar një kompani nga Maqedonia e Veriut, që vetëm 6 ditë para tenderit shtoi si shërbim të saj edhe ushqimet. Më tej PD ka hedhur akzua edhe për tenderat në Shëndetësi, për blerjen e maskave dhe veshjeve mbrojtëse. Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi denoncoi  se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shpallur sekret tenderin për letrën higjienike për pacientët e shtruar në 2 spitalet COVID-19 në Tiranë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tenderat sekretë të ministrisë së shëndetësisë edi rama tenderat sekretë të ministrisë së shëndetësisë

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2020, 15:39

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe qeveria duket sikur janë në një stinë të re të marrëdhënieve të tyre dhe kanë bërë një armëpushim, pas akzua ve të ndërsje...