Politike

Ish-deputeti i PD publikon ecurinë e COVID-19: Kurba është e “çuditshme”,  Ministria nuk shqetësohet

25 Prill 2020, 20:16 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD publikon ecurinë e COVID-19: Kurba është e

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar sot lakoheren e ecurisë së COVID-19 në Shqipëri dhe shton se rastet po shtohen. Në një reagim në Facebook, Shehu shprehet se lakorja e COVID-19, po ecën në mënyrë të çuditshme dhe shton se të gjtha rastet edhe nëse janë asipmtomatikë duhet të konsiderohen si burime infeksioni.

Më tej ai shton se testimet nuk shtojnë infeksionet e as epideminë, ato jane të vetmet që evidentojnë realitetin, identifikojne të prekurit dhe të krijojnë mundesinë të pengosh përhapjen e tij dhe tëmjekosh të sëmurët.

REAGIMI I PLOTË

Rastet shtohen me nje kurbe te “cuditeshme”, Ministria nuk shqetesohet!! Sic u komunikua sot, kemi nje shtim te ndjeshem te rasteve duke vazhduar kurba me oshilacionet e saj “sui generis”!! Dhe Ministria e Shendetesise nuk shqetesohet, por “qeteson” se: 1-Rastet e reja qenkan ne shumice asimptomatike, duke harruar se pikerisht keta te prekur jane me te rrezikshem per perhapjen e infeksionit. 2- Duke u cfajesuar me argumentin se keta jane te infektuar nga paciente te mepareshem te prekur. Une nuk di ndonje menyre tjeter infektimi, vecse nqs mendohet edhe nga Lakuriqte e Nates!!

Ne fakt vete ecuria e “kurbes” sone ne te gjithe kete periudhe me zig-zaget e medha te perditeshme te saj, tregon se dicka thelbesore nuk funksionon ne dedektimin e infeksionit, ne ndjekjen e rasteve te kontaktit, per mungesen thellesisht demtuese te testimeve dhe te nje metodike lineare zbulimi. Se dyti une dua t’i kujtoj Ministrise qe edhe rastet e zbuluara sot, pavaresisht jane simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni ne vetvete e duhen ndjekur te gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditesh.

E kuptoj qe ndoshta keto jane si shume per ata qe mendojne te njohin realitetin epidemiologjik pa testuar, ose me shume pak prej tyre!! Testimet nuk shtojne infeksionet e as epidemine, ato jane te vetmet qe evidentojne realitetin, identifikojne te prekurit dhe te krijojne mundesine te pengosh perhapjen e tij dhe te mjekosh te semuret. Dikush mund te me thote ka vende ”pa te infektuar” dhe pa testime…po, eshte Jemeni!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tritan shehu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2020, 15:39

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe qeveria duket sikur janë në një stinë të re të marrëdhënieve të tyre dhe kanë bërë një armëpushim, pas akzua ve të ndërsje...