Politike

“Gjendja ekonomike e vështirë”, Kryemadhi paralajmëron: Njerëzit do bëhen si Zombi, do ta shqyejnë qeverinë

25 Prill 2020, 14:47 Nga DOSJA
“Gjendja ekonomike e vështirë”, Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur sot se gjendja ekonomike në Shqipëri është shumë e vështirë. Në një intervistë në Ora News, kryetarja e LSI, u shpreh se qytetarët po varfërohen shumë nga situata e krijuar dhe shtoi se do të hakmerren ndaj qeverisë.

Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve duke u hakmarrë ndaj njerëzve të cilëve kanë krijuar këtë situatë sot. Sot kjo situatë akoma nuk e ndjen, sepse njerëzve akoma i duket sikur kanë marrë lejen e zakonshme dhe janë me pushim. Por kjo situatë do të fillojë të shpërthejë atëherë kur njerëzit mos kenë më mundësi për të ushqyer familjet e tyre. Kur të shkojnë nëpër burgje sepse nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ujin, taksat e bashkisë etj.

Atëherë do ti shikojë kur njerëzit të bëhen Zombi ndaj taksidarëve të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës. Prandaj është e rëndësishëm që ti thërrasin mendjes. Të tërhiqen nga këto çmenduritë e radhës që bëjnë sikur është vendi në gjendje luftë. Vendi është në gjendje lufte ekonomike dhe mbijetese që njerëzit nuk do kenë bukë të hanë. Se edhe ai e ka buxhetin zero. Gjendja do të jetë shumë keq ekonomikisht, njerëzit do ta shqyejnë po ua them që do ta shqyejnë. Mos shikoni rrjetet sociale. Shqipëria nuk është rrjete sociale.”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo hodhi dhe akuza kundër Ramës, duke thënë se ky i fundit qeverisë nga Facebook dhe Whatsapp, dhe ka mbyllur njerëzit brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 monika kryemadhi edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2020, 20:32

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar qeverisjen dhe menaxhimin e situatës me koronavirusin nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin...