Aktualitet

ISHP neglizhon emigranët e kthyer nga Greqia, kërkojnë bërjen e tamponit. Frikë dhe në stafin e hotelit që po i strehon

25 Prill 2020, 18:18 Nga DOSJA
ISHP neglizhon emigranët e kthyer nga Greqia, kërkojnë

GJIROKASTËR- Operacioni i riatdhesimit po vijon dhe shumë emigrantë që jetojnë në Greqi janë kthyer dhe janë karantinuar në hotele afër pikës kufitare të Kakavijës. Dosja.al mëson në 24 orët e fundit janë kthyer 17 emigrantë, të cilët tashmë janë të izoluar.

Por edhe pse emigrantët kthehen nga Greqia dhe mund të jenë të infketuar me COVID-19, mësohet se askush nga Instituti i Shëndetetit publik nuk ka shkuar askush për tu bërë tamponët.

Janë vetë emigrantet të cilët shprehen se nuk u ka shkuar asnjë mjek për të bërë analizat. Kjo sitatë ka ngjallur panik dhe në personalin e hotelit, të cilët shprehen të frikësuar teksa u shërbejnë.

Kujtojmë se një ditë më parë në një hotel në Grykën e Këlyrës, ku po strehoheshin emigrantë u zbulua një rast me COVID-19. Emigranti i prekur kishte pesë ditë që ishte kthyer nga Greqia dhe vetëm në ditën e pestë iu bë analiza e COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit shqiptaret e mbetur jashte operacioni i riatdhesimit shqiptaret e mbetur jashte

Sondazh

Poll