Politike

COVID-19/ Basha ‘përvesh mëngët’, mbledhje online me strukturat: Qeveria ka braktisur qytetarët, ne do u japim zë halle

25 Prill 2020, 08:40 Nga DOSJA
COVID-19/ Basha ‘përvesh mëngët’, mbledhje online me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takimin online me të gjitha strukturat kryesore të Partisë Demokratike në vend. Pas disa orëve bisedime më të “besuarit” e tij në qarqe, Basha ka dhënë detaje nga mbledhja. 

Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se situata në vend është e rëndë, duke theksuar si vështirësinë më të madhe pamundësinë ekonomike për të siguruar nevojat bazike.  Kreu i PD-së, i ka dhënë porosi tijëve që të jenë në kontakt me familjet në nevojë, që sipas tij janë lënë në harresë nga qeveria.

Basha i bëri edhe njëherë thirrje qeverisë që t’u vinte në ndihmë familjeve në vështirësi, bizneseve dhe fermerëve.

Sot bisedova përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi. E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit per t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira. Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd.Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë.,”-shkruan Basha. 

Në mbledhjet e thirrura me përfaqësuesit demokratë, të cilët ishin ndarë në katër grupe kryesore, ishin të pranishëm edhe kryesia, ish-deputetët dhe kolegji i kryetarëve.

Deri më tani në vend janë shënuar 712 raste të infektuara me koronavirus. Ndërkohë që në rastet e para, opozita ka akzuar qeverinë se nuk ka një plan konkret për përballimin e situatës në vend dhe se po improvizon duke cënuar shëndetin e qytetarëve.

Përveç akuzave për pamjaftueshmërinë e paketave të ndihmës ekonomike, Basha dhe zyrtarë të tjerë të PD-së kanë bërë thirrje vazhdimisht për mbylljen e fasonëve dhe testime masive. Nuk kanë munguar ‘syri vëshgues’ edhe në tenderat e zhvilluar nga qeveria në këtë kohë pandemie, ku në bazë të denoncimit të PD-së, SPAK po heton ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh strukturat per koronavirusin koronavirusi ne shqiperi lulzim basha basha mbledh strukturat per koronavirusin koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2020, 20:32

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar qeverisjen dhe menaxhimin e situatës me koronavirusin nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin...