Sport

Ndeshjet në kafaz, presidenti Dana White ka një ide ndryshe: Sfidat do të zhvillohen në një ishull privat

25 Prill 2020, 20:11 Nga DOSJA
Ndeshjet në kafaz, presidenti Dana White ka një ide ndryshe: Sfidat do

SHBA-Pronari i UFC (Ultimate Fighting Championship) Dana White ka zbuluar planet për sfidat e tjera. White nuk dëshiron që koronavirusi të shkatërrojë planet e tij për të organizuar ndeshje të tjera. Plani i tij është që përballjet të zhvillohen në ishull gjatë qershorit.White hoqi dorë nga mbrëmja ku është dashur të përballen Tony Ferguson e Justin Gaethje për shkak të presionit të madh nga drejtuesit e ESPN.

Por White nuk po heq dorë nga plani për të organizuar përballjet në kafaz në një ishull privat, në të cilat do të merrnin pjesë luftëtarë nga vende të ndryshme.Ata do të fluturojnë në një ishull të panjohur dhe do të përballen pa praninë e shikuesve, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

White ka dhënë detaje për planin e tij, ku do të përfshihen hapësira për stërvitje dhe hotele për sportistët. UFC-ja është seria kryesore e Arteve Marciale të Përziera.

“Ishulli i Luftës pritet të jetë i gatshëm në qershor. Unë duhet të jem në gjendje të organizoj ngjarje ndërkombëtare në qershor. Prej 9 deri më 23 maj do të zhvillojmë katër ndeshje. Më pas në qershor mund të fillojmë në ishull. Do të ketë pajisje të stërvitjes për sportistët. Ka hotele. E gjithë infrastruktura pritet të ndërtohet për UFC-në që të mbahen ndeshjet atje. Askush nuk e di vendodhjen e ishullit, por tifozët kanë spekuluar se mund të jetë në bregun e Kalifornisë. Ëhite ka thënë se UFC-ja do të jetë sporti i parë që do të vazhdojë.Ishulli i Luftës është i vërtetë. Është gjë reale. Infrastruktura po ndërtohet dhe kjo vërtetë do të ndodhë”, ka theksuar White.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dana white ufc ultimate fighting championship ishull dana white ufc ultimate fighting championship ishull

Sondazh

Poll