Sport

Ankand me bluzen e Maradonës për të ndihmuar qytetarët e Napolit, Totti dhe Dybala munden: Ja kush e bleu fanelën me numrin

25 Prill 2020, 19:22 Nga DOSJA

ITALI-Fondacioni “Unë jam afër jush” drejtuar nga dy ish-futbollistë si Cannavaro-Ferrara mund të buzëqeshë. Dy lojtarët napolitanë krijuan një ankand me bluzen e Diego Armando Maradonës veshur në ndeshjen miqësore Itali-Argjentinë e vitit 1987. Ankandi kishte si qëllim të ndihmonte familjet në vështirësi financiare në qytetin e Napolit për shkak të koronavirusit.

Fituesi ishte agjenti i Sebastian Giovinco, Andrea Cattoli, i cili e bleu për shifrën e  55 mijë euro duke i tejkaluar ofertat e ish-kapitenit të Romës, Francesco Totti, futbollistit të Juventusit Paolo Dybala dhe të Atalantës Papu Gomez.

Maradona dhe Ciro Ferrara

Vetë Maradona dëshironte të kontribuonte në fillimin e iniciativës dhe përmes një postimi në Instagram kishte shkruajtur: “I dashur Ciro, shok dhe mik besnik. Ende e mbaj mend debutimin tuaj në kombëtare. Kundër Argjentinës time. Jam i lumtur që fanela që more 33 vjet më parë tani mund të ndihmojë njerëzit tanë në një moment kaq të vështirë. Napoli dhe napolitan, shtëpia ime e dytë, njerëzit e mi. Jam jam afër jush! Dhe për të gjithë ju, së bashku me Fondacionin Cannavaro-Ferrara “.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea cattoli ciro ferrara cannavaro maradona andrea cattoli ciro ferrara cannavaro maradona

Sondazh

Poll