Sport

Serie A bëhet gati për rifillimin e kampionatit, 17 mjekë të klubeve i drejtohen Federatës: Shumë dyshime për protokollin

25 Prill 2020, 15:45 Nga DOSJA
Serie A bëhet gati për rifillimin e kampionatit, 17 mjekë të

ITALI-Me një letër prej 20 faqesh, mjekët sportivë të 17 klubeve të Serisë A nga 20 të tilla  (Juventus, Lazio dhe Genoa mungonin nga ankesa) – shprehën dyshime dhe i kërkuan komisionit tekniko-shkencor të Federatës Italiane të Futbollit për sqarime në lidhje me protokollin dërguar qeverisë për rifillimin e kampionatit. “La Repubblica” raporton se pyetjet e shtruara nga mjekët e skuadrave të Atalanta, Bolonjës, Cagliari, Brescia, Fiorentina, Inter, Lecce, Milano, Napoli, Parma, Roma, Sampdoria, Sassuolo, Spal, Torino, Udineze dhe Verona kanë të bëjnë me pyetjet praktike, organizative dhe logjistike: vështirësi në respektimin e distancimit shoqëror dhe disponueshmërinë e tamponeve.

Atëherë shqetësimet e mëdha kanë të bëjnë me çdo rast pozitiviteti të një lojtari gjatë stërvitjes dhe implikimet ligjore: kush do të jetë përgjegjës? Klubi i Milant – përsëri sipas asaj që shkruan “La Repubblica” – pyet për pasojat, ndërsa  mjekët e klubit të Romës pyesin sesi do të menaxhohet nëse një lojtar del pozitiv me koronavirus. Kaq shumë pyetje që presin përgjigje…

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata italiane e futbollit klubet italiane serie a federata italiane e futbollit klubet italiane serie a

Sondazh

Poll