Sport

Futbollisti i Ajax kundër vendimit të Federatës: Gjepura! E meritonim titullin kampion

25 Prill 2020, 17:34 Nga DOSJA
Futbollisti i Ajax kundër vendimit të Federatës: Gjepura! E

HOLANDË-Anulimi i kampionatit në Holandë dhe lënia vakant e titullit kampion ka tërbuar futbollistin e Ajaxit Hakim Zieyech i cili e ka mbyllur përpara kohe aventurën me harkëtarët pasi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea-t. Në një intervistë për mediat holandeze, marokeni ka shpërthyer ndaj vendimit të federatës holandeze për të përfunduar përpara kohe sezonin dhe për të mos ja dhënë Ajaxit titullin kampion me skuadrën e Ten Hag që kryesonte me pikë të barabarta me AZ Alkmaar por qëndronte në vend të parë falë goleavarazhit më të mirë.

“Unë personalisht, me datë 1 korrik jam lojtar i Chelsea. Gjithsesi, është për të ardhur keq se si mbaroi sezoni kështu. Kam dëgjuar shumë gjëra të pakëndshme, të pavërteta. Njerëz që thonë se AZ e meriton titullin, pasi na kanë mundur 2 herë. I bie që golaverazhi nuk ka vlerë? Nuk llogaritet? Gjepura! Ajaxi është kampion.

Si e fitoi PSV titullin në 2007? Me një gol më shumë diferencë. Ne nuk jemi zyrtarisht kampionët, por e dimë shumë mirë, të gjithë, se kampionët e këtij sezoni jemi ne”, përfundoi Ziyech.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax federata holandeze hakim zieyech ajax federata holandeze hakim zieyech

Sondazh

Poll