Sport

Klopp befason në merkato, kërkon me ngulm një veteran të Serie A

25 Prill 2020, 18:29 Nga DOSJA
Klopp befason në merkato, kërkon me ngulm një veteran të

Liverpool po planifikon të rrëmbejë sulmuesin e Napolit, Dries Mertens. Futbollisti belg mund të mos rinovojë kontratën, pasi ka pas vetes skuadra si Chelsea, Juventus dhe Inter.

Trajneri Jurgen Klopp e ka futur futbollistin në listën e dëshirave për merkaton e verës. Ai kërkon që ta rrëmbejë me kosto zero, pasi titullarit të Napolit i mbaron kontrata në verë.

Tuttomercatoweb ka zbuluar se interesi i Liverpoolit ka ardhur në rritje. Të kuqtë besojnë shumë te cilësitë e lojtarit dhe e duan për sezonin e ri, pavarësisht se Mertens bëhet 33 vjeç në maj.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp liverpool merkato klopp liverpool merkato

Sondazh

Poll