Sport

Zonja dhe zotërinj, legjenda Mike Tyson sapo lajmëroi rikthimin e tij në ring!

25 Prill 2020, 17:24 Nga DOSJA
Zonja dhe zotërinj, legjenda Mike Tyson sapo lajmëroi rikthimin e tij

Boksieri amerikan Mike Tyson dëshiron të rikthehet në ring! Ai e ka thënë këtë në Instagram me reperin T.I. 53-vjeçari k shtuar më pas arsyen që do ta shtynte të kthehej në ring.

“Dua të shkoj në palestër dhe të kthehem në formë, në mënyrë që të bëj boks për tre ose katër raunde për bamirësi”. Tyson me pas ka zbuluar se ka filluar të bëjë ushtrime dhe stërvitje për boks. “Po filloj të jem në formë më të mirë”, ka thënë ai, duke pranuar se rivënia e dorezave “ka qenë e vështirë”, sepse trupi i tij është përkeqësuar.

Ai ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u kthyer në ring. “Dua ta bëj për bamirësi, të grumbulloj fonde dhe të ndihmoj të pastrehët dhe ata që kanë varësi nga droga si unë”, ka përfunduar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boks legjende tyson boks legjende tyson

Sondazh

Poll