Politike

Lanë mandatin, por ish-deputetët e PD dhe LSI-së do paguhen edhe për 3 vjet

25 Mars 2019, 19:37 Nga DOSJA
Lanë mandatin, por ish-deputetët e PD dhe LSI-së do paguhen edhe

Asnjëri prej tyre nuk e ka menduar ende të bëjë një punë tjetër. Prej më se një muaji ish-ligjvënësit e opozitës i gjejmë në protesta ose pranë elektoratit në zonat ku u zgjodhën deputetë në vitin 2017, por ende jo në një zyrë punë.

Kjo e ka një arsye. Përtej nivelit të pasurisë së gjithsecilit, edhe pse lanë mandatet, trajtimi financiar për deputetët vazhdon të paktën 3 vite më pas. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit i ka njohur zyrtarisht ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me përfitimet që u njeh ligji pas largimit nga funksioni.

Dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit. Kjo përkthehet në 18 muaj për ata që mandatin e kishin për herë të parë dhe deri ne 3 vjet për ata që kanë më shumëse 1 mandat deputeti.

Muaji dhjetor ishte i fundit, i një bojkoti 6 mujor të opozitës. Gjatë kësaj periudhe ata përfitonin mesatarisht gjysmë page çdo muaj. Shifrës prej 20 300 000 lekëve, që i korrespondonin pagat e atij muaji, për të paktën 18 muajt e ardhshëm do t’i shtohen dhe pagat e deputetëve të rinj të opozitës, që zunë vendet e lëna bosh. Deri më tani numri i tyre është 16.

Marrë nga A2 CNN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lsi pd djegia e mandateve te opozites lsi pd

Sondazh

Poll