Sport

Koronavirusi po “harrohet”, një kampionat nis zyrtarisht më 29 maj pa tifozë

25 Prill 2020, 15:19 Nga DOSJA
Koronavirusi po “harrohet”, një kampionat nis zyrtarisht

Futbolli është “ngrirë” nga koronavirusi, por dalëngadalë duket se gjërat po i kthehen normalitetit. Edhe pse federatat dhe ligat janë të detyruara që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura, kampionatet do të vijojnë së shpejti.

Në Poloni sot zyrtarisht u vendos që kampionati do të nisë më 29 maj me masa të forta. Lojtarët dhe stafet e klubeve, 50 persona nga çdo klub, do të përgatiten duke ndjekur procedurat e dhëna nga autoritetet.

Dy javë para rinisjes së sezonit ata do të vëzhgohen nga mjekët, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore, në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e koronavirusit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll poloni coronavirus futboll poloni

Sondazh

Poll