Politike

“Paga e parë e luftës”, çfarë u premtua dhe si u shkelën afatet që deklaroi vetë Rama. Ja sa mbeten pa përfituar

25 Prill 2020, 11:21 Nga DOSJA

TIRANË– Prej më shumë se 1 muaji, që nga data 17 mars, kryeministri Rama ka dhënë disa afate për pagën e luftës, miratimi dhe dhënia e së cilës është shtyrë më shumë se një herë.

Më 17 mars, kryeministri Rama dha afatin e parë, me fundin e muajit mars si periudha në të cilën paga do t’u shkonte të gjithë atyre që qëndronin në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punonin. Dy ditë më vonë, më 19 mars, kreu i qeverisë bëri publike paketën e parë financiare, duke përcaktuar një page lufte prej 26 mijë lekësh për të punësuarit në biznesin e vogël.

Prej më shumë se 1 muaji, që nga data 17 mars, kryeministri Rama ka dhënë disa afate për pagën e luftës, miratimi dhe dhënia e së cilës është shtyrë më shumë se një herë.

Më 17 mars, kryeministri Rama dha afatin e parë, me fundin e muajit mars si periudha në të cilën paga do t’u shkonte të gjithë atyre që qëndronin në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punonin. Dy ditë më vonë, më 19 mars, kreu i qeverisë bëri publike paketën e parë financiare, duke përcaktuar një page lufte prej 26 mijë lekësh për të punësuarit në biznesin e vogël.

Gjatë po asaj jave, më 16 prill, kryeministri Rama gjatë një interviste për emisionin “Opinion” , duke folur për pagat e luftës, dha një afat për likuidimin e plotë të tyre.

“Sipas informacionit të fundit që unë kam marrë sot, praktikisht, në fillim të javës së ardhshme do jenë të gjithë të likuiduar”, tha ai.

Në fillimin e javës pasardhëse, të martën e datës 21 prill, kryeministri Rama foli sërish për pagën e luftës gjatë një komunikimi me qytetarët në faqen e tij në Facebook. Ai dha shifra të përditësuara mbi numrin e atyre që e kishin përfituar pagën e luftës, duke kërkuar ndjesë për vonesën dhe vendosur edhe një afat të ri.

“Sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës. Deri ditën e premte kryejmë rreth 8 mijë verifikimet e fundit, plus dhe shqyrtimi i ankesave që mbyll dhe transhën e parë të paketës së parë.”, tha zoti Rama.

Këtë qëndrim ai e përforcoi edhe ditën e nesërme, më 22 prill, ku iu rikthye edhe një herë pagës së luftës nga paketa e parë ekonomike.

“Brenda javës mbyllen verifikimet e ankimimeve për paketën e parë, nga ku priten disa mijëra përfitues të tjerë”, tha zoti Rama.

Të premten e datës 24 prill, ditë në të cilën kryeministri Rama kishte vendosur afatin e radhës për mbylljen e transhës së parë të paketës së parë, zhvilloi një tjetër bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Duke folur për pagën e parë të luftës, ai bëri me dije se ishin dërguar në llogaritë e qytetarëve pak më shumë se 54 mijë paga lufte, nga 52 mijë që ishin ditën e martë.

“Tani që flasim, përpara se të vija këtu, 54,243 pagesa nga paketa e parë janë në kontot e personave. Sic ju kam thënë, faza e verifikimit të një pjese prej disa mijërash vazhdon.”, tha ai.

Duke u mbështetur në fjalët e kreut të qeverisë, nuk kanë arritur ende të kryhen 8 mijë verifikimet e fundit deri ditën e sotme, por kjo fazë po vazhdon. Nga numri total i përfituesve të shpallur nga kryeministri Rama, 60,442, mbeten ende pa përfituar rreth 6 mijë persona.

Në këtë mënyrë, dy afatet e tjera që kryeministri ka vendosur për këtë javë, likuidimi i plotë brenda ditës së martë i pagave të luftës dhe mbyllja e transhës së parë të paketës së parë brenda ditës së premte, nuk janë respektuar.

Marrë nga Faktoje

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryeministri rama paga e luftes kryeministri rama paga e luftes

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2020, 20:32

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar qeverisjen dhe menaxhimin e situatës me koronavirusin nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin...