Sport

“Bir k… Nuk kam vënë re asgjë”, ish-shoku i skuadrës rrëfen momentin kur i vodhi këpucët Benzemasë

25 Prill 2020, 15:13 Nga DOSJA
“Bir k… Nuk kam vënë re asgjë”, ish-shoku i

Karim Benzema nuk është nga ata lojtarë, të cilët ankohen apo zihen me shokët e skuadrës. Ai e ka patur një histori të shëmtuar në karrierën e tij, por jo me zënka. Me siguri, varianti i tij për lajmin e bujshëm të videos së Valbuenas është i besueshëm, pra ka qenë i pafajshëm.

Ish-futbollisti argjentinas Tino Costa ka treguar një histori të lezetshme për Benzemanë, kur luanin bashkë te Lyon në Francë. 35-vjeçari tregon se ndau dhomën me sulmuesin aktual të Realit dhe një herë ndodhi që i vodhi një palë këpucë në dollap.

“Te Lyon ndava dhomën me Benzemanë. Isha në provë. Një ditë ai nuk ishte aty, hapa dollapin dhe ishte plot me këpucë. Ia mora, i përdora dhe i futa në dollap sërish. Kur luajta për Valencian, në një ndeshje ndaj Realit, ia tregova. ‘Bir k… Nuk kam vënë re gjë’, ishte reagimi i tij duke qeshur”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benzema costa lyon benzema costa lyon

Sondazh

Poll