Politike

‘Dridhen’ zyrtarët e politikanët me të shkuar komuniste, 20 deputetët e Opozitës propozojnë projektiligjin që

24 Prill 2020, 21:06 Nga DOSJA
‘Dridhen’ zyrtarët e politikanët me të shkuar

TIRANË– Shumë shpejt nëse projektligji miratohet, të gjithë ata që kanë qenë më parë anëtarë të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, ish-funksionarët e sistemit komunist, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit, të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollën e partisë si dhe spiunët e shërbimeve të huaja nuk do të kenë më mundësi të emërohen apo të zgjidhen në funksione publike, shtetërore, politike dhe në Kuvend.

Gazetari Adriatik Doçi, ka publikuar sot një artikull, ku shkruan se projektligji është depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet vetëm miratimi. Mësohet se Nisma ligjore, e cila do të vërë edhe një herë në provë deputetët për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit, është propozuar nga 20 deputetë të opozitës, me në krye Myslim Murrizin dhe është përfshirë në agjendën e punimeve të Kuvendit me vendim të Konferencës së Kryetarëve, gjatë mbledhjes së fundit.

Nëse ky projektligj miratohet, përjashton automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Spartak Brahon, etj, nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021.

Nëse ky projektligj do të miratohej, do të shkarkonte një tërmet në politikën shqiptare, Kuvend dhe në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.

Të gjithë personat e përfshirë në të pesë kategoritë, nuk mund të emërohen apo zgjidhen në 29 funksione të ndryshme shtetërore. Si argumente për të bindur deputetët e tjerë për të votuar këtë ligj, 20 deputetët përmendin rezolutën nr. 1481 të Asamblesë Parlamentare të KE-së votoi Rezolutën mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, disa rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën e parë të KE-së që në vitin 1996, për çrrënjosjen e trashëgimisë se sistemit totalitar komunist etj.

Një ligj të ngjashëm ka propozuar edhe ish-deputetja Mesila Doda në vitin 2014. Nisma u rrëzua nga Kuvendi në atë kohë.

Kategoritë që përjashtohen
1. Anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe të Partisë Punës së Shqipërisë;
2. Ish-funksionarët e Sistemit Komunist;
3. Ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit (spiunë Sigurimi);
4. Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të Partisë Punës së Shqipërisë (PPSH-së) dhe të Sigurimit të Shtetit të Mbrojtjes në ish-vendet e traktatit të Varshavës;
5. Ish-anëtarët ose bashkëpunëtoret e Shërbimeve te Inteligjencës se ish-vendeve të Traktatit të Varshavës.

Pozicionet nga të cilat përjashtohen
1. President
2. Kryeministër
3. Deputet i Kuvendit
4. Ministër
5. Zëvendësministër
6. Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
7. Anëtarë të Gjykatës së Lartë
8. Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
9. Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor
10. Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë
11. Titullarë të institucioneve të pavarura kushtetuese që zgjidhen ose emërohen nga
12. Kuvendi, Presidenti, Kryeministri, Këshilli i Ministrave
13. Prokurorë ose gjyqtarë të të gjitha niveleve
14. Kryetar bashkie
15. Prefekt
16. Drejtor të përgjithshëm, drejtor drejtorie, drejtorë rajonalë në të gjitha
17. institucionet shtetërore
18. Drejtorë dhe drejtues në Policinë e Shtetit
19. Të Shërbimit Informativ të Shtetit
20. Të Gardës së Republikës
21. Të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
22. Ambasador
23. Konsull
24. Sekretare të Përgjithshëm në çdo institucion
25. Këshilltarë dhe shefe kabineti të Presidentit të Republikës, kryeministrit, kryetarit të
26. Kuvendit, ministrave, të institucioneve kushtetuese

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise projekligji per ish-komunistet kuvendi i shqiperise projekligji per ish-komunistet

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2020, 20:32

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar qeverisjen dhe menaxhimin e situatës me koronavirusin nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin...