Aktualitet

Nga e hëna rifillon shërbimi taksi brenda qytetit, udhëzimi: Si duhet të veproni pasi të paguani paratë

25 Prill 2020, 14:59 Nga DOSJA
Nga e hëna rifillon shërbimi taksi brenda qytetit, udhëzimi: Si

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar  përmes një postimi në rrjetin social Facebook edhe  masat që duhet të marrin shoferët e taksive që fillojnë punën nga e hëna dhe për pasagjerët që do të marrin.

Sipas masave lejohet lëvizja vetëm me një klient/ pasagjer i ulur diagonal mbrapa por përjashtohen rastet e familjeve, të miturve apo personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu pasi të bëhet pagesa, shoferi dhe pasagjeri duhet që të dezinfektojnë duart, timonin, dorezat e dyerve, sediljet, rripat e sigurimit, dritaret dhe gjithçka kanë prekur.

NJOFTIMI I PLOTË NGA DSHPTR

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! ? Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19! ? Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

? Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!? Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

? Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur! ? Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

? Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart. ? Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj. ⚠️DENONCO mosrespektimin e masave të sigurisë: www.dpshtrr.gov.al Mbro veten dhe të tjerët! 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi taksite rifillojne punen koronavirusi ne shqiperi taksite rifillojne punen

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2020, 13:22

TIRANË– Eksperti i ekonomisë Dritan Shano është shprehur se edhe kur të shpiket vaksina e koronavirusit, ai nuk do ta bëjë pasi sipas tij me shumë gjasa do...

Aktualitet 25 Prill 2020, 12:45

TIRANË– Të gjithë të paraburgosurit që janë të infektuar me koronavirus tashmë janë kaluar në ambientet e regjimit të posaçëm “41 Bis“.Ky sistem i r...