Aktualitet

PAMJE të tjera nga vrasja e shqiptarit në SHBA/ Si i kërkoi Policia për minuta të tëra të hidhte armën, dëshmitarja qes

25 Prill 2020, 12:14 Nga DOSJA
PAMJE të tjera nga vrasja e shqiptarit në SHBA/ Si i kërkoi

SHBA– Shqiptari Luan Agolli, është qëlluar nga Policia amerikane pasi kishte dalë në qytet me armë zjarri. 42-vjeçari shqiptar, me banim në Pequnock, u ka drejtuar armën disa herë efektivëve, të cilët gjatë gjithë kohës i kanë bërë thirrje që të dorëzohej.

Një qytetare ka filmuar gjithçka nga ballkoni për më shumë se 2 minuta, ku shqiptari dëgjohet të mos pranojë të hedhë armën. Gjatë gjithë kohës, ajo qesh me skenën e frikshmë që po ndodh disa metra poshtë shtëpisë së saj, duke komentuar gjithë kohës për skenat që po shihte.

POLICIA: Ule armën, ule armën poshtë!

DËSHMITARJA: Po thotë që nuk e ul. Bravo! Sa budalla. Paska shumë frikë. O m*t. Ua jo! Shikoje si e mban armën. Nëse do ishte zezak, do e kishte pësuar…

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Oficerët qëlluan duke e ekzekutuar në vend Luan Agollin, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion lidhur me arsyet që e çuan shqiptarin të ngrinte armën drejt policisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan agolli policia vret shqiptarin luan agolli policia vret shqiptarin

Sondazh

Poll