Ogranizata AIS publikon LISTËN: Qeveria shqiptare po aplikon tendera sekret dhe po i shmanget transparencës
TIRANË- Organizata AIS promotore e Open Data Albania vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyre antikushtetuese, në paligjmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë “Sekret”, kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Tituj te kontratave sekrete per COVID 19 i gjeni KËTU
Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë 26.02.2020 “Për procedurat që përdoren për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësor të shtetit” dhe ndryshimeve të bëra me VKM nr. 242 datë 22.03.2020 “Për disa shtesa në Vendimin nr 203, Këshilli i Ministrave i barazon procedurat dhe kontraktimet për shkak të Covid-19 si kontraktime sekrete LINK.
Neni 6 i ligjit të Prokurimit Publik (ku është mbështetur KM për nxjerrjen e kësaj VKM) nuk autorizon nxjerrjen e një Akti Normativ të Veçantë për kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit.
VKM nr. 203 nuk ka përcaktuar përkufizimin e gjendjes, rrethanave, apo rasteve kur kemi të bëjmë me “interesa thelbësorë të shtetit” por këto rrethana i ka lënë rast pas rasti në vlerësim të autoriteteve kontraktore; Pra e thënë shkurt, kushtet kur termi “interesa thelbësorë të shtetit” nuk ka gjetur një rregullim ligjor, ngelet një situatë abstrakte e pa përkufizuar dhe në vlerësimin subjektiv të çdo autoriteti duke rritur riskun për Arbitraritet.
Vendimet e Këshillit të Ministrave të sipërcituara krijojnë situata ku klienti përzgjidhet pa publikim dhe thirrje për shprehje interesi, çka bën të pamundur identifikimin dhe kërkimin për operator eficent. Në këtë kohë krize, mundësitë për furnizime janë të limituara dhe të karakterizuara nga ndryshime dinamike.
Shumë po aplikojnë forma inovatore për të bërë gjurmim dhe evidentim në kohë sa më të shpejtë të furnitorëve Leader, të cilët garantojnë mallra në situatën së krijuar.
Këta furnitorë, qeveritë nuk mund t’i gjurmojnë duke komunikuar me një klient të vetëm pa lënë asnjë mundësi prezantimi dhe pjesëmarrje. Kjo përqasje cenon çdo parim të pjesëmarrjes dhe konkurrencës.
Qeveria ka bërë një ndërhyrje të papërligjur sa kohë që legjislacioni shqiptar (Ligji nr. 9643/2016) ka të rregulluar mjaft mirë procedurën e negocimit dhe procedurën e kufizuar, çka do të ofronin blerje të shpejta, eficente dhe të dobishme pa qenë nevoja për veprime sekrete. Këto dy procedura të parashikuara në Legjislacionin kombëtar e garantojnë mundësinë për furnizime në situata emergjencash dhe fatkeqësish, duke krijuar garanci të Proporcionalitetit.
Nga ana tjetër të gjithë elementët e kontratës si objekti i blerjes; çmimi; karakteristikat dhe specifikat e mallit apo shërbimit që blihet, duke qenë sekret nuk i nënshtrohen publikimit, transparencës, llogaridhënies me qëllim besimin dhe kontrollin publik.
Shkelet parimi i qeverisjes së hapur transparente. Qeveria Shqiptare po shmang parimin e qeverisjeve të hapura (Open Government). Kjo në një moment që legjislacionet e reformuar në sektorin e kontraktimeve në disa vende evropiane dhe jo vetëm, kanë të sanksionuar në ligj detyrimin që të gjitha kontratat e rasteve të emergjencave duhet të publikohen të plota në formatin e hapur (open data).
Kujtojmë që Shqipëria që prej vitit 2009 është pjesë e Partneritetit Për Qeverisje të Hapura OGP duke ndërmarrë angazhime të veçanta në kontekstin e sektorit të prokurimeve, angazhime të paplotësuara.
Klasifikimi sekret për shkak të interesave thelbësore të shtetit i këtyre kontratave (procedurave), bie ndesh edhe me vetë Aktin Normativ të Qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, akt ku nuk ka parashikim për kufizime të të drejtës kushtetuese për Informim (neni 23 Kushtetuta).
Organizata jonë konsideron këto veprime të Qeverisë si antikushtetues, jo ligjore, jo të përligjura dhe në cenim të parimeve bazë të mirëqeverisjes që janë Llogaridhënia dhe Transparenca. Negocimi i drejtpërdrejtë (neni 33 i Ligjit për Prokurimet) dhe kërkesa sipas procedurës së kufizuar (neni 31 Ligji për Prokurimet) janë të mjaftueshme për të garantuar kontraktime dhe prokurime të shpejta, eficente, inteligjente dhe proporcionale me Interesat thelbësore të popullsisë së një shteti.
AIS i bashkohet rekomandimeve të Open Contracting Partnership për qeveritë, rekomandime për blerje në situatën e krijuar Covid-19, blerje të shpejta, të zgjuara dhe transparente (Open)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
VIDEO-Pamjet shokuese/ “Hip tani tek xhipi”, ja si i rrahu Elidon Kotorri dy vajzat në Tiranë, i shtriu në tokë se s’p
TIRANË– Elidon Kotorri, subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe i liruar nga burgu më 7 gusht 2019 për sjellje të mirë, është shpallur në kërkim nga Polic...
PAMJE të tjera nga vrasja e shqiptarit në SHBA/ Si i kërkoi Policia për minuta të tëra të hidhte armën, dëshmitarja qes
SHBA– Shqiptari Luan Agolli, është qëlluar nga Policia amerikane pasi kishte dalë në qytet me armë zjarri. 42-vjeçari shqiptar, me banim në Pequnock, u k...
COVID-19, mjeku Pipero sqaron deklaratën për infektimin: Dua të përfitoj imunitetin natyral, ka dallim mes tamponit dhe IgG-
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka sqaruar deklaratën e tij, ku shprehej lidhur me pandeminë e koronavirusit. Në një prononcim për Dosja.al, Pipero tha se nuk...
“Kurba nuk varet nga asimptomatikët”/ U konfirmuan 34 raste të reja, Pëllumb Pipero: Po bëhen më shumë teste, numrat d
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. Në një lidhje live për ”News24”, ai theksoi se shtimi i rasteve vjen prej...
Tërmet Peçi i vë gishtin kokës, merr urgjent masat pasi e bëri Rama ‘leckë’ në mbledhje, detaji që i shpëtoi pa ‘
TEPELENË– Tërmet Peçi ka vërtetuar se zbaton me përpikmëri të gjithë urdhërat e dhënë nga kryeministri Edi Rama. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, ...
Karantina nxit dhunën/ 7 persona arrestohen për 24 orë, nga dhuna fizike tek ajo psikologjike, 35-vjeçari bën për spital f
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona brenda 24 orëve të fundit, mes tyre edhe një e shpallur në kërkim. 28-vjeçarja, A. H., kërkohej për...
VIDEO/ Ekzekutohet nga Policia shqiptari në SHBA, i drejtoi armën efektivëve, pamjet e rënda, Luan Agolli s’pranoi të dor
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është ekzekutuar nga policia, shqiptari Luan Agolli. I vendosur n...
Prindërit e ndarë, e mitura shkoi të takonte nënën në Fushë-Krujë, si u infektua 15-vjeçarja nga Mat
TIRANË– Ditën e sotme është konfirmuar rasti i parë me koronavirus edhe në Mat, ku e infektuar ka rezultuar një 15-vjeçare nga një fshat 3 kilometra...
“Madje i kam ndihmuar…”/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Fier, flet i moshuari
FIER– Një 73-vjeçar u arrestua në Fier pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme duke prekur në pjesët intime një të mitur. Kallëzimi është bër...