Aktualitet

Nusja e djalit u infektua nga koronavirusi në fasoneri, vjehrri kërkon ndihmë nga shteti: Na ka lënë në rrugë të madhe (

25 Prill 2020, 14:38 Nga DOSJA
Nusja e djalit u infektua nga koronavirusi në fasoneri, vjehrri kërkon

MAMURRAS- Nusja e djalit të Muratit nga Fushë-Mamurrasi është infektuar në një fasoneri në Krujë nga koronavirusi. Ai bën të ditur për ABC News se familja është distancuar dhe e prekura është izoluar në një prej dhomave të shtëpisë.

Nusja e djalit e mësoi lajmin disa ditë pasi puna u mbyll. “I kanë thënë që nuk do shkojë në punë. Ajo po qëndron në dhomë më vete”.

Murati jeton në një tjetër banesë dhe tregon për gjendjen e saj shëndetësore. “Rri në shtëpi më vete. Nuk ka asnjë shenjë, është mirë. Nuk ka as temperaturë, asgjë ska”.

Përhapja e Covid 19 në këtë fshat, ka alarmuar dhe banorët e tjerë, që siç duket e nga pamjet pak qarkullojnë nëpër rrugë. “Po qe për shtetin na ka lënë në rrugë të madhe. Masat i ka marrë populli vetë ishalla vjen shteti bën ndonjë tampon”.

Fushë Mamurrasi është fshati i Kurbinit me 7000 banorë që janë të trembur nga infektimi nga virusi i ri dhe po përpiqen që të mbrohen sadopak, duke mos frekuentuar të afërmit e tyre.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 murati nga mamurrasi masat kunder covid 19 murati nga mamurrasi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2020, 13:22

TIRANË– Eksperti i ekonomisë Dritan Shano është shprehur se edhe kur të shpiket vaksina e koronavirusit, ai nuk do ta bëjë pasi sipas tij me shumë gjasa do...

Aktualitet 25 Prill 2020, 12:45

TIRANË– Të gjithë të paraburgosurit që janë të infektuar me koronavirus tashmë janë kaluar në ambientet e regjimit të posaçëm “41 Bis“.Ky sistem i r...