Aktualitet

Pogradeci u shpall zonë e gjelbër/ Policia shton kontrollet në rrugë, Veliu: Nuk do lejohet hyrja e banorëve nga jashtë

25 Prill 2020, 13:21 Nga DOSJA
Pogradeci u shpall zonë e gjelbër/ Policia shton kontrollet në

POGRADEC- E gjithë Bashkia Pogrdec, si zona e Librazhdit e Prrenjasit janë shpallur zonë e gjelbër dhe të hënën lëvizja e qyeterëve do ketë disa lehtësime. Policia e Shtetit ka nisur sot monitorimin në këtë zonë, për të parë nëse po respektohen masat e vendosura nga qeveria apo jo.

Në operacion ma karrë pjesë dhe Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, i cili tha se  nuk do të tolerohet grumbullimi i qytetarë, si dhe ulja në parqe e lulishte. Po ashtu lëvizja do jetë jo më shumë se dy persona, pasi sërish nuk është larguar reziku i COVID-19.

Mbas vendimit të marrë nga Komitetin Ndërministror për lehtësimin e masave dhe ndarjen e disa zonave të gjelberta si Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd. Sot jemi duke inspektuar veprimet konkrete nga dita e hënë nga Policia. Këtu është ndërtuar pika kontrolli që do të qarkullojnë në këto zona dhe do të ndalohet qarkullimi me zonat e kuqe. Nuk do lejohet asnjë qyttarë që mund të futet në zonën e gjelbër, po ashtu dhe nuk mund të dalin kjo zonë, pasi Policia do ketë kontrolle në çdo kohë.”- u shpreh Veliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu lehtesimi i masave te covid-19 masat kunder covid 19 zonat e gjelbra ardi veliu lehtesimi i masave te covid-19 masat kunder covid 19 zonat e gjelbra

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2020, 12:45

TIRANË– Të gjithë të paraburgosurit që janë të infektuar me koronavirus tashmë janë kaluar në ambientet e regjimit të posaçëm “41 Bis“.Ky sistem i r...