Aktualitet

Biologu Ruka ngre alarmin: Situata e COVID-19 mund të përkeqësohet, duhet një analizë

25 Prill 2020, 14:15 Nga DOSJA
Biologu Ruka ngre alarmin: Situata e COVID-19 mund të

TIRANË- Biologu Et’hem Ruka ka reaguar sot për situatën e COVID-19, ku shkruan se numri i të infektuarve sot ka qenë më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Sipas Rukës situata kërkon një analizë të veçantë dhe nëse vijohet kështu situata mund të përkeqësohet.

“26 PRILL: SITUATA COVID-19. Sot situata njohu nje perkeqesim domethenes. Numri i te infektuarve eshte me i larti qe nga fillimi i pandemise ne vendin tone.

Perqindja e te infektuarve u rit me 2%, nderesa ajo e te sheruarve u paksua me 2%. Kjo situate kerkon nje analize te vecante dhe masa shume energjike. Nese vazhdohet keshtu edhe ne ditet ne vijim situata mund te perkeqesohet ede me tej dhe ajo qe na pret nuk do te jete asgje ne raport me ditet e javet qe kemi kaluar”, shkruan Ruka.

Bilanci në total i koronavirusit në Shqipëri është 712 të infektuar, 27 viktima dhe 403 të shëruar. Situata në spitalet COVID është e menaxhueshme ku në të dy spitalet po marrin mjekim 40 pacientë. Pavarësisht se numri i të infektuarve është rritur, shumica e tyre sipas MSH, janë asimptomatikë. Situata në Shqipëri me COVID-19 u pa se u përballua dhe u arrit të izolohej, por vatrat në fasoneritë e Krujës dhe Laçit kanë rikthyer edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e distancimit social.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet et'hem ruka koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 et'hem ruka koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2020, 13:22

TIRANË– Eksperti i ekonomisë Dritan Shano është shprehur se edhe kur të shpiket vaksina e koronavirusit, ai nuk do ta bëjë pasi sipas tij me shumë gjasa do...

Aktualitet 25 Prill 2020, 12:45

TIRANË– Të gjithë të paraburgosurit që janë të infektuar me koronavirus tashmë janë kaluar në ambientet e regjimit të posaçëm “41 Bis“.Ky sistem i r...